Telegrafi

Një rastësi e pabesueshme në Eurobasket – me të njëjtin rezultat përfunduan tre ndeshje, e katërta ishte afër

Sot u luajtën katër ndeshje për 1/16-tës e Kampionatit Evropian dhe përveç faktit që në të gjitha ndeshjet ishin interesant, ndodhi edhe një rastësi e pabesueshme.

Gjëja e rrallë që ndodhi ishte se tre nga katër ndeshjet e luajtura në fazën e 1/8-tës përfunduan me rezultat identik – 94:86.

Polonia befasoi Ukrainën me këtë rezultat dhe jo shumë kohë më vonë Finlanda mundi Kroacinë.

Rezultati ishte identik 94:86, po ashtu edhe në ndeshjen mes Italisë dhe Serbisë, ku tutje kaluan italianët.

Sekuenca e pabesueshme e ngjarjeve dhe e rezultateve që ndodhën sot ndoshta nuk do të ndodhë më kurrë, sepse probabiliteti matematik sigurisht që as nuk mund të llogaritet.

Edhe ndeshja mes Greqisë dhe Çekisë, iu afrua këtij rezultati, pasi u mbyll 94-88. /Telegrafi/