Finlanda është bërë vendi i fundit që konfirmon një rast të variantit të ri të COVID-19 që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.
Të hënën, zyrtarët konfirmuan se të paktën një shtetas finlandez që ishte kthyer kohët e fundit nga Mbretëria e Bashkuar rezultoi pozitiv gjatë fundjavës.
Sipas agjencisë së lajmeve AP, individi dhe familja e tij është vendosur në izolim, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë, Reuters njoftoi se kishte dy raste të variantit të ri të COVID-19 në Finlandë.
Lajmi vjen pasi edhe Koreja e Jugut njoftoi për tri raste të llojit të ri, që thuhet se është 70 për qind më i transmetueshëm.
Raste të ngjashme janë konfirmuar në disa vende evropiane, njashtu edhe në Kanada dhe Japoni. /Telegrafi/