Telegrafi

Një rakun krijoi kaos në një restorant: E ndoqën me fshesë, e joshën me pulë, por ishte e kot

Vizitorët e një restoranti të ushqimit të shpejtë në Toronto dëshmuan një skenë gazmore pasi një rakun endacak hyri në restorant duke kërkuar ushqim.

Ne shohim një kafshë kureshtare që nuhat çdo cep dhe më pas i afrohet një burri. “Të pëlqejnë këpucët e mia”, pyeti ai.

Vizitorët u argëtuan shumë dhe shumë prej tyre nxorën telefonat dhe filluan të filmojnë, raporton UPI.com.

@aminco2050 #mcdonalds #racoon ♬ original sound – Amine

Rakun u përpoq me çdo mënyrë të shmangte punonjësin e restorantit, i cili po e ndiqte me fshesë dhe nuk ia vlente as kur e tundonin me pulë të skuqur.

Në fund, kafsha e egër pa veshjen e gëzofit në xhaketë dhe iu afrua ngadalë, me siguri duke menduar se do të takonte një “mik” të ri.

“Është për djalin tim, hajde këtu”, tha burri.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më pas, por besojmë se rakun është larguar në një moment nga “skena e krimit”. /Telegrafi/