Një qytetare sot rreth orës 09:40 ka tentuar të hidhet nga një lartësi e një objekti në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas tij, veprimet e shpejta të policisë kanë rezultuar me kontrollimin e situatës si dhe parandalimin e pasojave të ngjarjes.
Borovci tha se personit në fjalë ekipet e mjekësve emergjente janë duke ia bërë kontrollet e e duhura mjekësore.
“Rreth orës 09:40 është raportuar se në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë, një person dyshohet se po tenton të hidhet nga lartësia e një objekti. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes me të gjitha njësitë përkatëse përfshirë këtu edhe specialistin e negocimit. Veprimet e shpejta dhe mirë koordinuara policore kanë rezultuar me kontrollimin e situatës si dhe parandalimin e pasojave të ngjarjes, ndërkohë që personit në fjalë ekipet e mjekëve emergjent po i bëjnë kontrollet e duhura mjekësore”, ka thënë Borovci.
Ndërkaq, përmes një video shihet vajza e cila ka tentuar të hidhet nga kjo lartësi e madhe në qendër të Prishtinës. /Telegrafi/