Rreth orës 12:05 minuta Policia e Pejës është informuar se një person i plagosur ndodhet në lokacionin tek ‘Sharra’ në Pejë, pranë Lumbardhit.
Sipas Xhevat Ibrës, zëdhënës i policisë rajonale, patrullat i janë përgjigjur vendngjarjes menjëherë ndërsa i plagosuri është dërguar në Spitalin rajonal të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë, përcjell Telegrafi.
Po sipas zëdhënësit Ibra, bëhet fjalë personin me inicialet S. Kelmendi. nga Peja, i ditëlindjes së vitit 1944.
Hetimet e para rezultojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, ndërsa që trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Prishtinë. /Telegrafi/