Site icon Telegrafi

Një qytetar nga Kamenica vdes nga COVID-19

Qëndron Kastrati, kryetar i Kamenicës, ka njoftuar përmes rrjetit social në Facebook, se edhe një qytetar i kësaj komune ka vdekur nga COVID-19.

Ai ka shkruar se edhe një qytetar i Kamenicës i diagnostifikuar me COVID-19, ka humbur betejën me virusin vdekjeprurës, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Kastratit

Për fat të keq edhe një qytetar i yni i diagnostifikuar me #COVID19 e ka humbur betejën me këtë virus. Ky është rasti i katërt në Komunën e Kamenicës që ka përfunduar me vdekje.

Ju lutem që të kujdeseni maksimalisht në respektimin e udhëzimeve. #Vendosmaskën, #pastroduart e #mbajdistancë sepse vetëm kujdesi i secilit prej jush, përbën kontribut të jashtëzakonshëm në parandalimin e shpërndarjes së virusit.

Ngushëllime të sinqerta familjes!

Exit mobile version