Site icon Telegrafi

Një qytetar ankohet se përkundër që u testua për coronavirus, nuk iu kumtua rezultati nga IKSHPK

Disa qytetarë janë shprehur të pakënaqur me punën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, lidhur me kumtimin e rezultateve për virusin COVID-19.

Në adresë të Telegrafit kanë arritur disa ankesa nga qytetarë të ndryshëm, të cilët kanë thënë se pavarësisht se po testohen për virus, ata nuk po informohen në kohë nga IKSHPK lidhur me rezultatin, nëse janë prekur apo jo nga ky virus.

E, për këtë disa qytetarë kanë bërë edhe reagime publike në faqen zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, ku kanë thënë se duke pritur rezultatet nga ky institut kanë mbetur peng të lëvizjes dhe punës.

Ndryshe, sot janë konfirmuar 119 raste të reja me coronavirus, duke çuar kështu në 5 mijë e 237 numri i personave të infektuar me COVID-19, në Kosovë, ndërsa vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 119 raste të reja. /Telegrafi/

 

Exit mobile version