Site icon Telegrafi

Një qytet tjetër i madh evropian e kufizon shpejtësinë në 30 km/h

Qyteti francez i Lionit planifikon të zvogëlojë shpejtësinë maksimale të lejuar të automjeteve nga 50 në 30 kilometra në orë nga pranvera e vitit 2022.

Lyon kështu do t’i bashkohet qyteteve të tjera të mëdha në Francë, përfshirë Parisin dhe Lille, përsa i përket kufijve të shpejtësisë për veturat.

Kryetari i këtij qyteti tha se kufiri prej 50 kilometrash në orë do të mbahet vetëm në disa rrugë kryesore.

Sipas tij, qëllimi i këtij ndryshimi është parandalimi i aksidenteve të trafikut në qytet.

Si kujtesë, nga fundi i gushtit, një kufi i ri i shpejtësisë është në fuqi në një pjesë të madhe të Parisit. /Telegrafi/

Exit mobile version