I gjithë kryeqyteti i Territoreve Veriperëndimore të Kanadasë u evakuua të enjten, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po luftonin për të mbajtur nën kontroll një zjarr të madh.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se 20,000 njerëz në Yellowknife u urdhëruan të largoheshin pasi flakët u afruan më pranë qytetit verior kanadez.
Are these fires arson or forest fires due to climate change in your opinion?
This is Kelowna🇨🇦 #BCWildfires #BCfires
"Northwest Territories" #Yellowknife pic.twitter.com/KHr2XkIsz2
— Louu S Elon (@louaySinclair) August 18, 2023
Dhe zyrtarët kanë paralajmëruar se zjarri mund të arrijë në periferi deri të shtunën nëse nuk ka shi.
Ndryshe, këtë verë, zjarret në Kanada kanë djegur miliona hektarë dhe kanë shkaktuar ndotje të ajrit që depërtoi në SHBA dhe, në disa raste, arriti edhe në Evropë.
Zjarret e mëdha janë të zakonshme në provincat perëndimore të Kanadasë, por këtë vit provincat lindore të Nova Scotia, Quebec dhe pjesë të Ontarios kanë parë gjithashtu flakë jashtë kontrollit.
CANADA 🇨🇦 FIRES 🔥…
YELLOWKNIFE EVACUATED
👇🏻👇🏻👇🏻👇🏻👇🏻👇🏻👇🏻👇🏻👇🏻🙏🏻🇨🇦 pic.twitter.com/GUuvsZujgU— BCKNBLK2 ♥️🥬🇺🇸🇷🇺🏴 (@BCKNBLK2) August 18, 2023
Këtë javë, fokusi u kthye në perëndim, pasi zjarret dogjën rreth 16 km në veriperëndim të Yellowknife, kryeqyteti i territoreve të gjera, me popullsi të rrallë. /Telegrafi/