Telegrafi

Një qytet në Miçigan votoi për të ndaluar shfaqjen e “Flamujve të Krenarisë” në pronat publike

Një qytet afër Detroitit, Michigan, ka votuar për të ndaluar shfaqjen e “Flamujve të Krenarisë” në pronat publike.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, anëtarët e këshillit të qytetit të Hamtramck-ut votuan njëzëri të martën për të miratuar rezolutën e diskutueshme, e cila e kufizon qytetin nga valvitja e çdo “flamuri të grupit fetar, etnik, racor, politik ose seksual” në baza publike, sipas procesverbalit të mbledhjes.

Megjithatë, banorët dhe bizneset nuk do të kufizohen nga valvitja e Krenarisë apo flamujve të tjerë në pronat private.

Rezoluta, e sjellë nga anëtari i këshillit të qytetit, Mohammed Hassan, thotë se qyteti nuk do të ofrojë trajtim të veçantë për asnjë grup njerëzish.

Anëtarët e këshillit të qytetit vlerësojnë se valvitja e një “Flamuri të Krenarisë” mund të çojë potencialisht në “grupe të tjera radikale ose raciste” që të kërkojnë që flamujt e tyre të valëviten.

Por një individ që kundërshtoi rezolutën tha: “Që Hamtramck të përpiqet të barazojë flamurin e Krenarisë LGBTQ me simbolet e urrejtjes, kur ai është një simbol i përparimit dhe dashurisë, tani është një sulm lokal ndaj komunitetit tonë”.

Qyteti ka një prani të madhe emigrantësh dhe të gjithë anëtarët e këshillit të qytetit janë të besimit mysliman, tha menaxheri i qytetit Max Garbarino për CNN të enjten.

Hamtramck ishte gjithashtu qyteti i parë i njohur në SHBA që inauguroi një qeveri tërësisht myslimane, raportoi më parë CNN. /Telegrafi/