Një qen që u zhduk në shtetin amerikan të Kansas në fillim të këtij muaji është gjetur më shumë se 80.4 kilometra larg – në shtëpinë e mëparshme të pronarit të tij.
Cleo, një Labrador katër vjeçar, u raportua i zhdukur nga qyteti Olathe më 12 korrik, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Dhe disa ditë më vonë, ai u shfaq në hyrjen e shtëpisë së vjetër në Lawson, Missouri.
Colton Michael, pronari i ri i shtëpisë, u tha mediave lokale se ai dhe gruaja e tij ishin shpërngulur atje pothuajse dy vjet më parë.
Duke folur për CNN, z. Michael tha që pronari i Cleo, Drew, ishte “pa fjalë” kur i tha që qeni i tij ishte gjetur.
Qeni mund të ketë kaluar rrugë të ngarkuara dhe një lumë, një udhëtim që z. Michael e përshkroi si një “mister”. /Telegrafi/