Telegrafi

Një qen rrëshqiti në një kafaz me luanë

Dita-ditës bëhemi më të vetëdijshëm se njerëzit janë gati të bëjnë gjithçka për disa minuta famë në rrjetet sociale, madje të vënë në rrezik jetën e tyre apo të anëtarëve të familjes apo kafshëve shtëpiake.

Një video u postua së fundmi në TikTok në të cilën një përdorues i quajtur Middlechild1111 filmon një luan në një cirk që është i mbyllur në një zonë të vogël.

Megjithatë, e zënë me xhirimet, ajo nuk e vuri re se si kafsha e saj, një chihuahua e quajtur Spencer, rrëshqiti përmes gardhit mbrojtës.

“Jo, Spencer,” bërtiti ajo e shqetësuar kur pa luanin duke parë kafshën e saj, por vazhdoi xhirimet edhe për disa momente.

“Nuk e di pse filmove që në vend që ta mbash qenin në një distancë të sigurt nga gardhi”, “Do të më kishte rënë të fikët nga paniku”, “Luani i gjorë”, “Kjo është kaq e trishtueshme dhe ju jeni të papërgjegjshëm”, shkruan ndjekësit.

Pronarja e qenit shpjegoi se luanët ishin shumë të ngadaltë sepse ishin të ushqyer dhe të përgjumur, kështu që ajo nuk mendonte se qeni ishte në rrezik. /Telegrafi/

@middlechilldjenna #chihuahua ♬ original sound – middlechild1111