Ky është momenti kur një zjarrfikës hero shpëtoi një qen i cili përfundoi në lumin e ngrirë të Detroitit – derisa thuhet se doli për shëtitje me pronarin e saj.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, qeni me emrin, Lucy, u bllokua në një copë të madhe akulli që notonte në lumë në Wyandotte, Michigan, të hënën; pasi arriti të kacavirrej në të.
Për fat të mirë, pasi u pa e strukur në akull u lajmërua policia.
“Nëse jo për këtë”, tha zëvendës shefi i Policisë së Wyandotte, Archi Hamilton, “ai qen mund të kishte ngrirë për vdekje ose mund të ishte mbytur”.
I gjithë momenti i shpëtimit mund të shihet në videon e mëposhtme, nga ku zjarrfikësi zbriti përmes shkallëve nga anija për ta ngrehur qenin deri në siguri. /Telegrafi/