Telegrafi

Një qen pati guximin të trembte një ari që endej në një shtëpi në Nju Jork – dhe e bëri këtë

Një qen i guximshëm i familjes trembi një ari që endej në një shtëpi dhe po “përgjonte” nëpër kuzhinë.

Ariu futi kokën përmes një dere që ishte hapur, më pas hyri në shtëpi dhe shikoi përreth dhe eci drejt kuzhinës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje në një shtëpi në veri të Nju Jorkut.

Menjëherë pasi dëgjohet një zë, një qen i madh, vrapon drejt ariut, i ndjekur nga një grua që jeton në shtëpi.

Ariu ikën nga dera dhe gruaja e mbyll me shpejtësi, më pas ajo dhe qeni i saj ikin nga dhoma e ndenjes.

Edhe pse jashtë kornizës së kamerës, qeni dëgjohet duke lehur vazhdimisht me ariun që megjithatë vendosi të mos largohej menjëherë, ndonëse qëndroi jashtë derës së shtëpisë. /Telegrafi/