Një qen i racës Pomerian në Hong Kong është diagnostifikuar me coronavirus, pasi pati kontakt me pronarin e tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qeni është futur në karantinë për 14 ditë, pasi mostrat orale dhe të hundës dëshmojnë se ai është i infektuar.
Madje pronari i qenit Yvonne Chow Hau Yee e kishte dërguar atë te veterineri, ndërsa rezultatet dolën pozitive.
Zyrtarët në Departamentin e Bujqësisë, Peshkimit dhe Konservimit (AFCD), urdhëruan që qeni të vendosej i vetëm në karantinë në Hong Kong, ndërsa gjendja e tij do të monitorohet vazhdimisht.
Megjithëse AFCD ka deklaruar se ende nuk ka prova se kafshët shtëpiake mund të infektohen me virusin COVID-19.
Ndërsa ky është edhe rasti i parë i konfirmuar deri më tani. /Telegrafi/