Qentë e duan një udhëtim me makinë, por një i tillë në Florida e çoi këtë gjë në një nivel tjetër.
Sipas mediave amerikane, përcjell Telegrafi, një qen i zi me emrin Max përfundoi pas timonit të një makine teksa vetura sillej jashtë kontrollit – dhe mbrapa!
Policia thotë se pronari sapo u largua nga makina dhe qeni e futi atë në “rikuerc”.
Kështu, policia mundi të afrohej makinës, por jo përpara se Max të kishte bërë disa rrethrrotullime – për disa minuta.
Gjithsesi, përfshirë Max, nuk u plagos askush, por makina pësoi dëme të vogla kur goditi një kuti postare. /Telegrafi/