Site icon Telegrafi

Me një pyll brenda dhe një park zbavitës: Aeroporti më i mirë në botë – aty ku ndoshta do të dëshironit të kishit vonesa në fluturim (Foto/Video)

Udhëtimi përmes një aeroporti nuk është gjithmonë një eksperiencë emocionuese, kështu që zgjedhja e restoranteve, bareve dhe argëtimi në terminal mund të jetë një sfidë jo e lehtë.

Por, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka një aeroport që ka arritur majën – dhe jo pa shkas tani gëzon çmimin e të qenit Aeroporti më i Mirë në botë në çmimet Skytrax të vitit 2019.

Bëhet fjalë për Aeroportin e Changi në Singapor i cili ka kryesuar listën për të shtatin vit radhazi.

Në fakt, aeroporti ka pësuar kohët e fundit një përmirësim të madh që ka kushtuar 1.7 miliard dollarë, dhe ka aq shumë në ofertë sa që udhëtarët do të shpresonin që fluturimet e tyre të vonohen.

Po flasim për aeroportin që ka një “pyll të brendshëm”, ujëvarat shumëngjyrëshe, madje edhe një park zbavitës për familjet.

Dhe së fundmi aeroporti ka hap një hapësirë, zgjerimin e saj të ri që përmban mbi 280 dyqane dhe restorante, dhe jo vetëm.

Por kjo nuk është e gjitha që është planifikuar si pjesë e sipërmarrjes së re, e cila është përhapur në dhjetë kate dhe mburret me një sipërfaqe totale prej 137,000 metra katrorë.

Dhe për ata që me të vërtetë dëshirojnë të shfrytëzojnë më shumë kohën e tyre atje, kjo hapësirë do të mburret edhe me hotelin e tij 130 dhomësh.

Ndryshe, sipas po të njëjtës listë, këta janë top 10 aeroportet botërore për vitin 2019.

Changi – Singapor

Haneda – Tokio

Incheon – Seul

Hamad International Airport

Aeroporti i Hong Kongut

Centrair Nagoya

Aeroporti i Mynihut

Heathrow – Londër

Narita – Tokio

Aeroporti i Zyrihut /Telegrafi/

Exit mobile version