Telegrafi

Një puthje, pas një paraqitje fantastike – Lara ishte në tribuna në përkrahje të Valonit!

Afro 5500 tifozë të Zvicrës ishin në Rostov on Don për të përcjellë duelin e parë të këtij Kampionati Botëror ndaj Brazilit.

Në mesin e tyre natyrisht se ishin edhe të dashurat e yjeve të kombëtareve të Zvicrës.

Lara gjeti kohë për fansa, Foto: Blick.ch

Edhe e dashura e Valon Behramit, Lara Gut, ishte një prej tifozëve që përkrahu yllin shqiptar të Zvicrës.

Ishte Valoni ai që pas përfundimit të ndeshjes u drejtua në tribuna për të puthur të dashurën e tij, një prej skiatoreve elitare zvicerane.

Lara duke u përqafuar me babain e Valonit, Ragipin, para fillimit të ndeshjes, Foto: Blick.ch

I pranishëm në tribuna ishte edhe babai i Valonit, Ragip Behrami, që qëndroi afër Larës.

Laura dhe Valoni ndryshe po cilësohen si çifti i përkryer në mediat zvicerane që po përcjellin aktivitetin e tyre hap pas hapi. /Telegrafi/