Një punonjës shëndetësor nga Berova është viktima e dytë nga Covid-19. Bëhet fjalë për një paciente 57 vjeçare, e cila pas që doli pozitiv para më shumë se 48 orësh, së bashku me burrin e saj, i cili është edhe punonjës shëndetësor, u shtruan në spital.
Sipas informacioneve nga të afërmit e pacientes, gjatë ditës së djeshme gjendja e pacientes është ndërlikua dhe ka ndërruar jetë. Sipas të njëjtit burim dhe personave me të cilët ka kontaktuar, burri i saj është në gjendje të mirë shëndetësore. Edhe djali i tyre ka rezultuar pozitiv por pa simptoma, shtojnë nga atje.
Deri më sot, në Berovë ka 8 raste aktive që janë pozitive për Covid-19./Telegrafi/