Telegrafi

Një punonjës i NP “Higjiena Komunale” ka ndërruar jetë në vendin e punës

Me datën 14.04.2023 në ora 09:14 në SPB Shkup është raportuar se në Bulevardin “11 Oktomvri” gjatë kryerjes së detyrave të punës A.S.(43) nga Shkupi – punonjës në NP “Higjiena Komunale” ka pësuar lëndime dhe ka ndërruar jetë në vend.

“Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Mjekësisë Emergjente, ndërsa një ekip nga SPB Shkup ka kryer hetime. Për ngjarjen është njoftuar inspektori i punës dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Telegrafi/