Site icon Telegrafi

Një punonjës i MPB Maqedoni dyshohet se ka vjedhur mbi 800 litra benzinë

MPB lajmëron se Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale ka bërë kallëzim penal ndaj B.M. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “vjedhje”.

Kërkuesi, punonjës në pikën e karburantit të MPB-së në Gjorce Petrov në Shkup, në mënyrë të paligjshme ka marrë për vete më shumë se 800 litra karburant jashtë kazermës nga nëntori i vitit 2023.

Më datë 31.10.2023, në dalje nga kazerma, në automjetin e tij janë gjetur disa bidona të mbushura me 110 litra naftë dhe 75 litra benzinë, të cilat i ka mbushur në pompën e kazermës, sipas MPB-së. /Telegrafi/

Exit mobile version