Një punëtor në aeroportin e San Antonio, Teksas vdiq pasi u ‘thith’ nga motori i një aeroplani të aviokompanisë Delta Air Lines.
Aksidenti ndodhi rreth orës 22:25 të premten, ndërsa aeroplani, i cili sapo kishte mbërritur nga Los Angeles, po shkonte drejt terminalit të mbërritjeve, sipas Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit të SHBA (NTSB.
NTSB thotë se punonjësi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u ‘thith’ në motorin e djegur të aeroplanit të Delta Air Lines, transmeton Telegrafi.
“NTSB ka qenë në kontakt me Delta. Ne po mbledhim informacione për incidentin”, u tha në konferencën për media raporton The Guardian.
Punëtori i ndjerë ishte i punësuar në Unifi Aviation, e cila ofron shërbime për Delta dhe kompani të tjera ajrore.
“Ne jemi thellësisht të pikëlluar nga ky incident. Hetimi ynë paraprak ka treguar se vdekja e punëtorit nuk kishte lidhje me proceset tona operative, procedurat e sigurisë dhe politikat”, tha Unifi Aviation. /Telegrafi/