Site icon Telegrafi

Një punëtorë nga Bangladeshi humb jetën në vendin e punës në Kumanovë

Më datë 06.02.2025, në Drejtorinë për Punë të Brendshme Kumanovë është raportuar se gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani private në fshatin Ketenovë të Kratovës, A.R (35) nga Bangladeshi ka mbetur i bllokuar në makinën e betonit dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Një mjek ka konfirmuar vdekjen, ndërsa për ngjarjen janë njoftuar prokurori publik dhe inspektori i punës.

Një ekip nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Kumanovës ka kryer kontroll dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Exit mobile version