Telegrafi

Një punëtore bën kallëzim penal ndaj shtatë zyrtarëve të Ministrisë së Punës

Punëtorja në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Njomza Ibishi-Zogaj, sot ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ndaj shtatë zyrtarëve të kësaj ministrie.

Ibishi – Zogaj thotë se kolegët e saj e kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtarë, me ç’rast i kanë shkelur të drejtat e saja themelore të punës.

Ajo tregon se ballafaqimi i saj ligjorë me zyrtarët e kësaj ministrie ka filluar vite më parë.

“Të bashkangjitur po ju dërgoj Kallëzimin Penal të dorëzuar sot nga unë (Njomza Ibishi Zogaj, punëtore në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale) në Prokurorinë Themelore të Prishtinës / Departamenti i Përgjithshëm”.

“Ky kallëzim Penal është ushtruar ndaj 7 zyrtarëve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, të cilët varësisht nga pozitat e tyre Udhëheqëse dhe pozita të thjeshta zyrtare kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtarë, me ç’rast mi kanë shkelur të drejtat e mija themelore të punës”.

“Ballafaqimi im ligjor me të lartpërmendurit ka filluar vite më parë, ku varësisht nga interesi dhe këndvështrimi i juaj në rast se është apo jo me interes publik, kërkoj nga ju edhe ta publikoni”, thuhet në reagimin e saj.

Kallëzimi penal është ngritur kundër: M.D., J.B.A., K.C., I.G., F.O., A.B., F.Isufi, njofton Telegrafi.