Site icon Telegrafi

Një punëtor i një pike të karburanteve raporton një kartëmonedhë 500 euro të falsifikuar  

Foto: Ilustrim

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një menaxher i një pike të karburanteve ka raportuar se gjatë numërimit të parave të mbledhura nga punëtorët e pompës gjatë shitjes së derivateve kishte vërejte se një kartëmonedhë në vlerë 500 euro dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti ka ndodhur të dielën në Prishtinë.

Ankuesi mashkull kosovar menaxher i një pike të karburanteve ka raportuar se gjatë numërimit të parave të mbledhura nga punëtorët e pompës gjatë shitjes së derivateve kishte vërejte se një kartëmonedhë në vlerë 500 euro dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raport.

Nga njësiti policor për procedura hetimore është sekuestruar monedha në fjalë. Rasti nën hetime. /Telegrafi/

Exit mobile version