Një punëtor është lënduar rëndë pasi ka rënë mbi profilet metalike në fabrikën për tuba “11 Tetori” në Kumanovë.
Siç informojnë nga MPB, punëtori M.S.(33) nga fshati i Kumanovës Kojnare e Epërme dje pasdite ka rënë mbi profilet metalike ku ka marrë lëndime të rënda në kokë.
Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, menjëherë është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup. Në vendin e ngjarjes ekspertizë ka kryer ekipi i SPB Kumanovë dhe inspektori shtetëror për mbrojtje gjatë punës në Kumanovë./Telegrafi/