Një puma u kap në oborrin e pasmë të një shtëpie në Los Anxhelos pas disa orëve në kërkim që përfshinte mbylljen e një shkolle dhe gjuajtjen e shigjetave të shumta qetësuese.
Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit iu përgjigj zonës së Gretna Green Way dhe bulevardit San Vicente në lagjen Brentwood rreth orës 10:00 të mëngjesit të së enjtes në një raport se një puma ishte parë në atë vend, raporton UPI.
Shkolla fillore Brentwood Science Magnet e cila gjendet afër zonës u vendos në mbyllje si masë paraprake ndërsa zyrtarët e Departamentit të Peshkut dhe Kafshëve të Egra të Kalifornisë u thirrën në zonë, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët ishin në gjendje të qëllonin pumën me shigjeta qetësuese të paktën tre herë, por ajo u largua para se ta kapnin.
Puma ndodhej në një zonë të pyllëzuar pranë fushës së golfit të Brentwood Country Club dhe zyrtarët e ndoqën kafshën derisa u mbyll në oborrin e pasmë të një shtëpie, ku u gjuajt përsëri me shigjeta qetësuese dhe u kap pak pas mesditës.
Zyrtarët e Departamentit të Peshkut dhe Kafshëve të Egra thanë se puma do të zhvendoset në Pyllin Kombëtar të Los Anxhelosit. /Telegrafi/