Site icon Telegrafi

Një provokim tjetër nga Serbia: Jabllanoviq vë kurorë në Koshare

Një provokimi i ri është bërë sot kundër Kosovës nga Aleksandar Jabllanoviq, ish-ministër për Kthim e Komunitete i Kosovë pas krijimit të koalicionit Mustafa –Thaçi e i larguar nga ky post pas fyerjes së nënave të viktimave të terrorit serb në Gjakovë.

Jabllanoviq sot ka qëndruar në Koshare dhe atje ai ka vënë kurorë për ata që ai i quajti “heronj të Serbisë” e që u vranë në luftimet me UÇK-në në vitin 1999.

Sekretari shtetëror në Ministrinë për Punë e çështje Sociale Alekasandar Jabllanoviq sot ka vendosur kurorë në karakollin e dikurshëm kufitar dhe ka nderuar të vrarët serbë në këtë vend.

“Sot jemi këtu, në vendin e nderit, ku heronjtë më të mëdhenj të popullit serb dhe të shtetit të Serbisë kanë mbrojtur këtë vend nga agresori NATO plot 82 ditë. Këtu janë vrarë 108 pjesëtarë të US-së dhe sot, në emër të Ministrisë së Punës… kemi vendosur këtë kurorë dhe kemi nderuar pas 17 vjetësh heronjtë që kanë mbrojtur atdheun vet”, citon gazeta e Beogradit “Politika” të ketë thënë Aleksandar Jabllanoviq, transmeton Koha.net

Ai tërhoqi vërejtjen se “shtetin atëherë e mbrojtën kryesisht fëmijët nga mosha 18-19 vjet në lulen e rinisë, se kryen ndershëm detyrën vet dhe se e kemi për detyrë t’i kujtojmë”.

Sot në Kosovë serbët dhe Serbia kanë festuar 28 qershorin ditën Beogradi e shënon si ditën e Betejës së Kosovës zhvilluar me këtë datë në vitin 1389.

Nuk dihet nëse Jabllanoviq ka pasur leje për ta vizituar Kosovën e sidomos e vijën kufitare Kosovë – Shqipëri ku u zhvillua beteja e famshme e UÇK-së dhe për të nderuar me kurora ata që bënë krime makabre kundër shqiptarëve në Kosovë.

Exit mobile version