Një prototip i Cybertruck i Tesla-s është parë së fundmi me kamuflazh fabrike për herë të parë ndonjëherë.
Automjeti i mbuluar plotësisht me mbështjellës u pa në Palo Alto të Kalifornisë derisa imazhet dhe videot morën hov në rrjetin social Twitter, transmeton Telegrafi.
Kjo është diçka befasuese pasi Tesla zakonisht nuk përdorë mbështjellës kamuflazhi në prototipet e saj dhe shumë rrallë e ka bërë këtë në të kaluarën.
Good thing we used camo lol
— Elon Musk (@elonmusk) June 14, 2023
Sidoqoftë, si duket kompania po e rishqyrton qëndrimin e saj, të paktën sa i përket Cybertruck-ut. Prodhuesit e tjerë zakonisht e bëjnë këtë për të fshehur dizajnet, përmasat dhe veçoritë e tjera që nuk janë ende të njohura për publikun.
Në momentin kur vërehet një prototip i Tesla-s, zakonisht nuk është i mbështjellë me kamuflazh.
LOL @Tesla engineers took the Cybertruck through the In-N-Out Burger drive through today ? pic.twitter.com/ObUOgJhqi4
— Sawyer Merritt (@SawyerMerritt) June 14, 2023
Ajo që po shohim ne së fundmi në këto pamje është atë që duket të jetë kamuflazh në shkretëtirë.
Nuk dihet pse prototipi Cybertruck është parë i kamufluar, pasi kamionçinën elektrike e kemi parë deri më tani shumë herë pa ndonjë mbështjellës. /Telegrafi/