Telegrafi

Një propozim i dytë për martesë, Vesa Luma zgjohet me befasinë më të bukur në mëngjes nga Big Basta

Çifti i njohur i estradës, Vesa Luma dhe Big Basta, janë shumë të ndjekur nga publiku në rrjetet sociale.

Shpesh ata ndajnë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tyre e përditshme në vendin e largët ku ata jetojnë.

Çifti janë të martuar prej vitit 2015 dhe kanë së bashku një fëmijë një djalë të quajtur Lian.

Ata janë njohur në vitin 2011 në spektaklin “Dancing with the stars”, teksa vetëm disa vite më vonë, Vesa do të merrte propozimin e famshëm nga Big Basta.

E kur jemi te propozimi, këngëtarja nga Prishtina duket se është gati për një propozim të dytë nga bashkëshorti i saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kjo pasi Bog Basta në mëngjesin e së martës, i ka bërë befasi më të dashurës së tij, duke i shkruar një letër propozimi.

“Nëse do të të propozoja prapë. A do martohesh për herë të dytë me mua?”, shkruhej në letër, ku ndodheshin edhe opsionet “Po dhe jo”.

“Unë të dua” gjithashtu shkruhej pak më poshtë kësaj befasie, të cilën Vesa nuk ka nguruar ta ndajë me ndjekësit e saj në InstaStory. /Telegrafi/

Foto: Vesa Luma/InstaStory