Site icon Telegrafi

Një profesor lokalizon vendndodhjen e Bin Ladenit

“Daily Telegraph” njofton se Thomas Gillespie, nga Universiteti i Kalifornisë në Los Angeles përdor teknologji për kërkimin e llojeve të kafshëve të rrezikuara për zhdukje.

Tani ai pohon se duke përdorur rrugët dhe mënyrat se si llojet e kafshëve shpërndahen do të mund të zbulohet edhe vendndodhja e terroristit më të kërkuar në botë, i cili sipas Gillespie gjendet në një qytet në Pakistanin veriperëndimor.

“Besojmë se puna jonë paraqet arritjen e parë shkencore me të cilën do të mund ta zbulojmë vendin ku ai qëndron aktualisht”, thotë Gillespie.

Modelet matematikore të cilat profesori i përdor për zbulimin e shpërndarjes së kafshëve, llogarisin se Bin Laden mund të gjendet afër vendit ku është parë herën e fundit.

Po ashtu aty llogaritet edhe nevoja për rrymë (pasi Bin Laden është në dializë), mure të mëdha, dhoma të gjëra, truproja, drunj për t’u fshehur etj. Dhe duke llogaritur të gjitha këto, profesor Gillespie tashmë ka shënjestruar tri shtëpi në Pakistan ku mund të fshihet Bin Laden.

Exit mobile version