Prodhuesi kinez Human Horizons ka njoftuar makinat e para dhe detajet teknike të modelit HiPhi X, i cili do të arrijë në treg në atë vend në gjysmën e parë të vitit 2021.
Kjo makinë është një kryqëzues elektrik/SUV me 6 vende dhe ka një mënyrë interesante për hapjen e dyerve, që kujton një sistem të ngjashëm të Tesla Model X me dyer që hapen lart (Tesla i quajti ato “dyer falcon”, dhe në historinë e automjeteve ato njihen si “gullwing”), transmeton Telegrafi.
Me modelin HiPhi X, dyert e pasme janë dy-pjesë – pjesa e poshtme hapet prapa, dhe çatia lart.
Edhe pse paraqitjet e brendshme nuk janë publikuar, dihet që Human Horizons HiPhi X ka tre rreshta vendesh në konfigurimin 2 + 2 + 2.
Prodhuesi krenohet se vendet në dy rreshtat e parë janë të pajisura me një funksion ngrohjeje, ftohjeje dhe rregullimet bëhen përmes paneleve të kontrollit të ekranit me prekje të disponueshme për pasagjerët për secilën vend individualisht.
Detajet teknike nuk janë zbuluar plotësisht.
Modeli me dy motorë do të përshpejtojë nga 0-100 km/orë në vetëm 3.9 sekonda.
HiPhi X do të jetë në dispozicion në opsione të shumta kur bëhet fjalë për bateritë e ruajtjes së energjisë.
Më i madhi do të ketë një kapacitet prej 96 kWh dhe do të sigurojë lëvizje autonome prej 610 km.
Prodhuesi gjithashtu shton se ky kryqëzuesi elektrik do të ketë një sistem drejtimi gjysmë-autonom të nivelit të 3-të. /Telegrafi/