Drejtuesit e Barcelonës kanë bërë shumë gjëra të mira në këtë afat kalimtar, por tani po përballen me një problem të ri të madh.
Xavi nuk llogarit te Memphis Depay, por holandezi me përvojë nuk dëshiron të largohet pa e ditur se ku do ta vazhdojë karrierën.
Drejtuesit e Barcelonës i kanë thënë Depay që të kërkojë një klub të ri që është gati të paguajë 20 milionë euro në llogarinë e klubit katalanas, por për momentin askush nuk dëshiron t’i japë këto paratë, shkruan MundoDeportivo.
Depay u ka thënë Barcelonës se ata mund ta shesin atë vetëm në një nga klubet më të mira evropiane, përndryshe ai dëshiron të largohet nga klubi si lojtar i lirë.
Barcelona nuk dëshiron të ndërpresë në mënyrë të njëanshme kontratën e cila është e vlefshme deri në verën e ardhshme dhe po përpiqet të arrijë marrëveshje me Depayn për pagesën.
Depay kërkon që Barça t’i paguajë të gjitha paratë, ndërsa klubi kërkon që ai të falë një pjesë të pretendimit dhe do të jetë interesante të ndiqet zhvillimi i gjithë situatës.
Klubet që flitet se janë të interesuara për Depay janë Juventus dhe Chelsea./Telegrafi/