Kompania amerikane private e raketave “Astra” ka dështuar në realizimin e një misioni të lëshimit të raketës së saj të parë nga Florida.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania konfirmoi se kishte një problem në mes të fluturimit që e pengoi raketën të dërgonte një grup satelitësh në orbitë në një mision të financuar nga NASA.
“Ne përjetuam një problem gjatë fluturimit të sotëm që rezultoi në mos dërgimin e ngarkesave në orbitë. Na vjen shumë keq për klientët tanë NASA dhe ekipet e vogla satelitore. Më shumë informacion do të jepet pasi të përfundojmë një shqyrtim të të dhënave”, është thënë në një reagim të parë në Twitter.
We experienced an issue during today’s flight that resulted in the payloads not being delivered to orbit.
We are deeply sorry to our customers @NASA and the small satellite teams. More information will be provided after we complete a data review.
— Astra (@Astra) February 10, 2022
Ndryshe, siç ishte thënë ky lansim do të ishte i rëndësishëm në shumë mënyra për Astra dhe do të shënonte nisjen e parë të kompanisë nga Florida.
Ai do të ishte gjithashtu i pari mision që Astra ka kryer në emër të NASA-s dhe i pari që përfshin vendosjen e një sateliti.
Liftoff for Astra’s rocket LV0008, carrying cube satellites for the NASA ELaNa 41 mission:$ASTR stock spiking pic.twitter.com/QEJks7bgJZ
— Michael Sheetz (@thesheetztweetz) February 10, 2022
Misioni tentoi të nisej në fillim të kësaj jave më 7 shkurt. Megjithatë, përpjekja për ngritjen u anulua pothuajse menjëherë pasi motorët ishin ndezur.
Astra’s first launch from Florida got off the ground but failed mid-flight, with the company confirming the NASA ELaNa 41 cube satellites will not reach orbit.
The issue appeared to occur at stage separation:$ASTR stock remains halted for volatility.https://t.co/SSy4JhCmbs pic.twitter.com/wY3fTGsxgD
— Michael Sheetz (@thesheetztweetz) February 10, 2022
Astra më vonë tha se ata kishin anuluar lëshimin e asaj dite “për shkak të një problemi të vogël telemetrie”.
Para kësaj, Astra kishte tentuar gjithashtu të niste misionin më 5 shkurt. Por, ajo nisje u anulua për shkak të një problemi me një sistem radarësh. /Telegrafi/