Site icon Telegrafi

Një prind i dëshpëruar, thirrje të rinjve: Shkoni në ISIS, në Kosovë nuk ka perspektivë (Foto)

Anëtarët e organizatës “Demokracia Studentore” kanë djegë diplomat e fotokopjuara për të treguar se në Ferizaj nuk ka më vend për ata që studiojnë dhe diplomojnë, dhe se ky vend është bërë vatër e nepotizmit dhe klientelizmit partiak.

Mexhit Ramusa kryetar i kësaj organizate theksoi se janë të detyruar t’i djegin diplomat sepse nuk po gjejnë punë dhe kryetari i Ferizajt sipas tij po punëson militantë të partisë së tij pa diploma dhe po i diskriminon të diplomuarit.

Edhe qytetari Beqir Beqiri dogji certifikatën e diplomës së vajzës së tij meqë nuk ka arritur të punësohet për gjashtë vjet.

Nga dëshpërimi Beqiri ka bërë një thirrje të pazakontë për të rinjtë duke u thënë që të shkojnë në organizatën islamike ISIS sepse këtu në Kosovë nuk ka perspektivë.

Këto akuza të studentëve i ka hedhur poshtë nënkryetari i komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, duke thënë se kjo komunë nuk punëson militantë partiakë.

Lidhur me ftesën e Beqirit për të shkuar në ISIS, Zariqi tha se të diplomuarit mund të shkojnë kah të duan.

Milaim Nuhiu, sekretar i i organizatës “Demokracia Studentore” tha se është i detyruar të largohet nga vendi sepse nuk po gjejnë punë edhe pse ka diplomuar qe një vit dhe ka konkurruar me dhjetëra herë.

Exit mobile version