Site icon Telegrafi

Një prezantuese amerikane ndan përvojën e keqe me Jennifer Lopez: Person shumë i pakëndshëm

Jennifer Lopez

Duke folur në një episod të ‘podcast’-it të saj, prezantuesja amerikane Meghan McCain kujtoi me përbuzje bashkëpunimin me Jennifer Lopez, duke e cilësuar përvojën si shumë të pakëndshme.

Ish-prezantuesja e “View” ka folur për paraqitjet e këngëtares në ‘talk-show’ gjatë ditës që ajo organizoi midis 2017 dhe 2021 në episodin e fundit të podcast-it të saj, ‘Citizen McCain’.

“Unë ndaj të njëjtat histori negative si gjithë bota. Ajo është një person shumë i pakëndshëm”, tha ajo.

“Ajo kishte ekipin më të madh që kam parë ndonjëherë. Më shumë se presidenti. Thjesht nuk e kuptoj pse ishte e nevojshme”.

Lexo po ashtu Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Ajo shtoi: “Unë isha prezantuese në The View, ajo nuk ishte e mirë. Nuk duhet të jesh gjithmonë e mirë, por ishte e habitshme që njerëzit si Kim Kardashian nuk mund të ishin më të mrekullueshëm”.

@citizen.mccain JLo is in her flop era right now but luckily Meghan and Miranda have a plan. #meghanmccain #jlo #jenniferlopez ♬ original sound – Citizen McCain

I ftuari i McCain, producenti televiziv Carlos King, mori një moment për të mbrojtur Lopez-in, duke e kujtuar atë si simpatike.

Për Jennifer Lopez, disa javë më parë edhe një stjuardesë greke ndau një përvojë jo të mirë me të.

Foto: Backgrid

E njëjta kishte bërë një video teksa shtoi se po të ishte dikush tjetër do t’ia thërrisnin policinë. /Telegrafi/

Exit mobile version