Site icon Telegrafi

Një i prekur me coronavirus në Londër, nëntë raste gjithsej në Britaninë e Madhe

Konfirmohet rasti i parë i coronavirusit në Londër, sipas një burimi nga autoritetet përkatëse në këtë qytet.

Sipas mediave të huaja përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një shtetase kineze, e cila u diagnostikua këtë pasdite.

Megjithëse është rasti i parë në Londër, ekspertët kanë paralajmëruar se ky qytet është më i rrezikuari në Evropë, për shkak të popullsisë, dhe numrit të madh të vizitorëve.

Sipas statistikave, vlerësohet se 142,000 persona vizitojnë Londrën çdo vit, vetëm midis muajit janar dhe mars.

Deri më tani në Britaninë e Madhe janë konfirmuar nëntë raste të coronavirusit, bashkë me rastin e sotëm. /Telegrafi/

Exit mobile version