Të dielën, Borussia Dortmund pret Bayer Leverkusenin dhe do të mundohet të fitojë e t’ia shkaktojë humbjen e parë, pasi po lufton për të zënë një vend në Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër.
41-vjeçari Edin Terzic, trajneri i Borussia Dortmundit, ka folur në konferencën për shtyp të premten, duke e lavdëruar Granit Xhakën për tolin që ka pasur në sukseset e skuadrës së tij.
“Është një prej vendimeve më të mira që ka bërë klubi para nisjes së edicionit”.
“Ai është lider në fushë. Kur ndërtohet aksioni, ai gjithmonë i shikon bashkëlojtarët dhe iu tregon se çfarë duhet të bëjnë e ku duhet të jenë. Për më shumë, është shumë i rrezikshëm edhe me gjuajtje nga distanca. Të gjithë e dimë këtë”, ka thënë Terzic.
Borussia Dortmundi vazhdon pritjen për titullin e Bundesligës prej vitit 2012, kur e fitoi herën e fundit, e ku që atëherë janë afruar disa herë, sidomos vitin e shkuar.
Bayer Leverkusen e ka festuar titullin javën e shkuar, duke e siguruar matematikisht pas fitores 5-0 ndaj Werder Bremen. /Telegrafi/