Tashmë përballje në mes të Kosovës dhe Anglisë ka filluar të bëjë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare.
Mediat e huaja nuk po raportojnë se do të jetë një ndeshje e madhe, por mikpritjen tonë që kemi përgatitur për ‘Tre Luanët’.
‘Dardanët’ ditë më parë kanë filluar përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Tifozët e Përfaqësueses së Kosovës kanë krijuar një baner në përkrahje të Raheem Sterlingut duke e shkruajtur: Mirësevjen Broo”.
Ky mesazh është në mbështetje të sulmuesit të Manchester Cityt që ishte fyer nga tifozët e Bullgarisë në baza racore në përballjen kualifikuese.
Mediat në Angli kanë filluar të shkruajnë për këtë pritje të Kosovës për lojtarët e tyre dhe janë të mahnitur nga ngrohtësia e tifozëve tanë, sidomos nga mikpritja që po u bëhet tifozëve të kombëtares angleze. /Telegrafi/