Seksi është një mënyrë e mirë për të lehtësuar stresin dhe ky pozicion rekomandohet si veçanërisht efektiv
Yab-Yum mund të jetë një pozicion jashtëzakonisht i fuqishëm nëse partnerët sinkronizojnë frymëmarrjen e tyre dhe shikojnë njëri-tjetrin në sy, shpjegoi seksologia dr. Carol Quinn.
“Ky pozicion i frymëzuar nga seksi tantrik i lejon partnerët të fokusohen te njëri-tjetri, gjë që në vetvete largon stresin”, thotë seksologia dr. Carol Quinn, transmeton Telegrafi.
Si praktikohet Yab-Yum?
Mashkulli duhet të ulet këmbëkryq, kurse partnerja e tij duhet të ulet në prehrin e tij përballë tij dhe t’i mbështjellë këmbët rreth shpinës së tij. Ata përqafojnë njëri-tjetrin me duar dhe shikohen drejt në sy.
Pozicioni është i mirë për gratë, sepse ato mund të kontrollojnë penetrimin, kurse penisi do të stimulojë më shumë pjesën më të ndjeshme të vagjinës.
” Yab-Yum mund të jetë jashtëzakonisht i fuqishëm nëse partnerët sinkronizojnë frymëmarrjen e tyre dhe shikojnë njëri-tjetrin në sy. Shtimi i këtyre elementeve ju ngadalëson dhe fokusohet te kënaqësia në mënyrë që të mund të relaksoheni plotësisht në këtë pozë jashtëzakonisht intime”, përfundon Dr. Quinn. /Telegrafi/