Telegrafi

Me një pozë në bikini, Elizabeth Hurley tregon se vitet janë vetëm numra

Elizabeth Hurley është duke mbizotëruar në sezonin e verës me një pamje të re elegante.

Në një fotografi të postuar në Instagram, modelja dhe aktorja britanike dukej e mahnitshme, teksa tregoi figurën trupore kur u shfaq tërësisht e zhveshur nga pishina.

54-vjeçarja ka dëshmuar shpesh veten se është imune ndaj plakjes, veçanërisht në rrjetet sociale, ku gjenden shumë nga pamjet e saj më elektrizuese.

“Los Anxhelos, zgjohuni”, ka shkruar ndër të tjerash aktorja, duke treguar kohën kur merr rreze dielli.

Ajo ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit,teksa nuk kanë munguar edhe kritikat për ekspozimin e tepërt të trupit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Elizabeth Hurley

Theksojmë që Elizabeth është një nga ato personazhet që di gjithmonë të rrëmbejë vëmendjen, përkundër moshës që ka. /Telegrafi/