Telegrafi

Një poster i filmit “Avengers” ka ngritur pluhur në publik (Foto)

Posteri i ri për filmin “Avengers” u bë një hit në Twitter.

E gjithë kjo pasi disa tifozë vunë re një ndërtesë të madhe në formën e një penisi në mes të posterit.

Tifozët anembanë botës presin me padurim një vazhdim të ri të Marvel Avengers, por posteri i filmit të shfaqur në Hong Kong është bërë temë kryesore.

Një penis i madh u vu re së pari nga Tweeter dhe Orlando Wiki u bashkua me analizën e imazhit.

Tani për tani, askush nuk e di se çfarë lloj ndërtimi është dhe pse i ngjan kaq shumë organit të mashkullit.

Premiera e filmit “Avengers: Infinity War” pritet të jepet në maj të këtij viti në kinematë botërore.

Mediat botërore theksojnë se është një nga filmat më të pritur të vitit 2018. /Telegrafi/