Emri më i ri për mesfushën e ‘Djajve të Kuq’, është ai i mesfushorit portugez Andre Gomes.
22-vjeçari që aktivizohet me Valencian në La Liga, ka treguar se është i gatshëm për një skuadër të madhe falë paraqitjeve të mira që ka bërë këtë edicion.
Ish-anëtari i Benficas është i gatshëm t’i bashkohet Unitedit, ndërsa tani klubit anglez i mbetet ta bindë Valencian ta lë të lirë lojtarin.
‘Lakuriqët’ e transferuan vitin e kaluar Gomesin nga Benfica për 15 milionë euro, ndërsa vlera e tij tani është dyfishuar dhe United duhet të paguajë 30 milionë euro për transferimin e tij në ‘Old Traford’. /Telegrafi/