Telegrafi

Një portret familjar i reperit Gjiko

Ylli i hip hopit, Asdren Gjikolli – Gjiko, është mjaft i pëlqyer nga publiku.

I njëjti po ashtu është tejet aktiv dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, ku në Instagram numëron mbi 600 mijë ndjekës.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ai ka ndarë me fansat një portret familjar, teksa ka uruar këtë festë të bekuar.

Ndërkohë, pranë këtij imazhi nuk munguan as pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gjiko

Theksojmë që reperi nga Peja është i martuar me prezantuesen Elita Rudi, me të cilën në shkurt të këtij viti mirëpritën djalin, Zërin. /Telegrafi/