Aktorja, prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare, Almeda Abazi, këtë vit u bë nënë për herë të parë.
Ajo dhe aktori i famshmëm turk, Tolgahan Sayisman, mirëpritën fëmijën e parë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Efehan.
Çifti janë duke e shijuar pafund ndjenjën e të bërit prind, gjersa nuk ngurrojnë të sjellin imazhe të ndryshme pranë të birit.
Gjatë ditës së sotme (e martë), aktorja shqiptare ka sjell një portret familjar, ku shihen mjaft të lumtur së bashku.
Të njëjtit kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 14 shkurt të vitit 2017 dhe jetojnë së bashku prej vitesh në Turqi.
Përkundër angazhimeve si prindër, ata tashmë po punojnë ndaras në projekte të reja. /Telegrafi/