Pasi Selena Gomez u pa duke qarë për shkak të vendimit të Trump për të dëbuar meksikanët, politikani republikan Sam Parker nga ShBA u shpreh duke thënë se vetë këngëtarja duhet të dëbohet.
Megjithatë, ajo nuk i mbeti borxhli.
Aktorja dhe këngëtarja amerikane iu përgjigj në Instagram Sam Parker, kandidatit republikan për Senatin 2018 nga Utah, i cili shkroi në Twitter: “Duhet të dëbohet Selena Gomez” pasi ai kritikoi një video të saj duke qarë për dëbimin e meksikanëve.
Megjithatë, nuk iu desh shumë kohë që Gomez të binte dhe të përgjigjej.
Në një postim në profilin e saj në Instagram, ajo ka shkruar: “Oh zoti Parker, zoti Parker, faleminderit për të qeshurën dhe kërcënimin”.
Gomez ka lindur në Amerikë, por më parë foli për procesin e emigracionit të familjes së saj, i cili filloi me ardhjen e tezes së saj, e cila arriti të kalonte kufirin e fshehur në një kamion. /Telegrafi/