Telegrafi

Një polic i vdekur në Kumanovë, shkoi të ndaloj zhurmën në një lagje problematike

Një polic ka mbetur i vdekur si pasojë e lëndimit të rëndë nga thika e një banorit të lagjes rome në Kumanovë. Polici shkoi të inspektoj rastin të cilin e paraqitën si prishje të rendit dhe qetësisë publike. Nga zënka e banorëve me policinë, pësoi polici, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga njoftimi i policisë thuhet se një pjestar i policisë ka mbetur i vdekur në lagjen Sredorek të Kumanovës. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 21:30. Vdekja e policit është konstuar nga mjekët në Spitalin e Kumanovës. MPB-ja ende nuk bërë të ditur identitetin e sulmuesit dhe nuk ka informuar zyrtarisht për ngjarjen dhe as për motivet e krimit./Telegrafi/