Site icon Telegrafi

Një polic nga Peja humb betejën me coronavirusin

Një polic nga komuna e Pejës ka ndërruar jetë si pasojë e coronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur një i afërm i tij përmes rrjetit social Facebook.

“Me pikëllim mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të dhëndrit ton Ali Çelaj, njeriut të urtë, e të hareshëm. Alia i shërbeu me nder e përkushtim vendit të tij në secilën rrethanë të kohës. Alia ishte pjesëtar i respektuar i policisë së Kosovës qe sonte fatkeqësisht humbi betejën ndaj COVID-19.Shprehi ngushëllimet më të sinqerta për Familjen Çelaj, Shpirti i tij u mprehtë ne paqe”, ka shkruar ai.

Instituti i Shëndetësisë Publike të enjten, ka bërë  të ditur edhe për gjashtë viktima të reja nga coronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

(IKSHPK) ka njoftuar se numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 498.

Gjatë 24 orëve, nga 534 mostra të testuara, pozitivë në coronavirus kanë dalë 141 pacientë.

Që nga muaji mars, në Kosovë, janë regjistruar si të infektuar gjithsej 12.981 pacientë.

Sipas IKSHPK-së, të shëruar nga sëmundja janë shënuar edhe 143 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 9.085.

Raste aktive janë 3.398./Telegrafi/

Exit mobile version