Veriu.info mëson se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30, por për fat të mirë zyrtari i policisë dhe familja e tij kanë shpëtuar pa lëndime. Ndërsa personat e maskuar gjatë kryerjes së sulmit, janë kapur nga policia e Kosovës.
Burime të portalit bëjnë të ditur se personat e maskuar janë shtetas të Serbisë nga qyteti i Kralevës, të cilët dyshohet se kanë qenë të paguar nga struktura të krimit të organizuar në veri që të likuidojnë zyrtarin e policisë në veri të Mitrovicës.
Mësohet se zyrtari i Policisë së Kosovës me inicialet Q.I., muaj më parë ka pasur një atentat tjetër, ku si pasojë e tij ishte plagosur rëndë por deri më tani ai rast nuk zbardhuar nga organet e drejtësisë.
Dy personat e maskuar nga Serbia e që dyshohet se kanë kryer sulmin, mësohet se janë duke u mbajtur dhe intervistuar nga policia e Kosovës. Portali ka tentuar të kontaktoj me policinë në veri, por ka qenë e pa mundur për shkak se zyrtarët përgjegjës nuk i kanë hapur telefonat.