Telegrafi

Gjendet i vdekur një polic në banesën e tij në veri të Mitrovicës

Foto: Ilustrim

Një polic rreth 45 vjeç është gjetur pa shenja jete sot në banesën e tij.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti.

Hoti tha se është vdekje e natyrshme dhe se këtë e kanë konstatuar mjekët.

“Është gjetur i vdekur në banesën e tij. Është vdekje natyrale. Këtë e kanë konstatuar mjekët”, ka thënë Hoti. /Telegrafi/